Forcat ukrainase po mbajnë pozicionet e tyre kundër trupave ruse në rajonin lindor të Donbasit dhe po bëjnë përparime të vogla në disa zona, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Në përgjithësi, ne po mbajmë pozicionet tona,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video. “Ka edhe disa zona të frontit ku ne po përparojmë pak.”
Ai shtoi se Ukraina forcoi aftësinë e saj kundërajrore dhe do ta forcojë më tej atë në vitin e ri për të mbrojtur veten dhe të gjithë kontinentin evropian./FolDrejt/