Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u kërkoi liderëve perëndimorë që po takohen në Letoni ta furnizojnë me një gamë të gjerë të sistemeve të armëve, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Unë kërkoj nga ju që të rrisni mundësinë e furnizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në vendin tonë dhe të ndihmoni në përshpejtimin e vendimeve përkatëse që do të merren nga partnerët tanë,” i kërkoi Zelenskyy kryeministrit britanik Rishi Sunak gjatë fjalimit të tij në një lidhje video, duke iu drejtuar një Takimi në Riga i liderëve të vendeve në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës.
Grupimi i udhëhequr nga Britania, i konfiguruar për t’iu përgjigjur me shpejtësi krizave në Evropën Veriore, përfshin Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë dhe Suedinë.
Ndërsa aleatët perëndimorë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e kanë mbështetur Ukrainën me financime, trajnime ushtarake dhe dërgesa të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe armatimeve të tjera, Kievi ka thënë se nevojiteshin akoma më shumë për të mbështetur fushatën e tij kundër Rusisë./FolDrejt/