Në lidhjen live në Kuvendin shqiptar Zelensky ndër të tjera shqiptarëve të besimit Islam ua urojë edhe festën e Bajramit të Fitrit.
“Populli i Shqipërisë dhe gjithë myslimanët në të gjithë botën festuan Fiter Bajramin. Unë jua uroj këtë festë. Ju uroj ate që ukrainasit i urojnë tani njeri-tjetrin: Paqen! Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik për jetën. Dje për shkak të një rakete në Odesa, humbi jetën një djalë 14 vjeçar dhe mbeti e plagosur një vajzë 17 vjeçare. Çdo ditë ne humbasim fëmijë nga sulmet ruse. 220 fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur 406. Sot është nje ceremoni lamtumire nga gazetarja e REL që u vra nga raketa ruse në Kiev“, tha presidenti ukrainas në Kuvendin e Shqipërisë.