Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Kievi do të rrisë praninë e tij në Afrikë vitin e ardhshëm duke hapur 10 ambasada të reja dhe duke forcuar lidhjet tregtare me atë kontinent.
Ai deklaroi në një takim të diplomatëve në Kiev se përveç hapjes së ambasadave të reja, Ukraina synon gjithashtu të krijojë zyra përfaqësuese tregtare në disa nyje kyçe në kontinent, raportoi Reuters.
SHBA po përgatit 45 miliardë dollarë të tjerë për Ukrainën
Volodymyr Zelensky njoftoi sot ambasadorëve ukrainas se SHBA po përgatit 45 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën dhe sigurinë globale.
Zelensky iu drejtua sërish publikut nga Kievi pas kthimit nga Uashingtoni dhe premtoi fitore në luftën me Rusinë, ndërsa ambasadorëve ukrainas u la të kuptohet se SHBA po përgatit një paketë tjetër ndihme për Ukrainën në vlerë prej 45 miliardë dollarësh, transmeton AP.
Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu Holandën për ndihmën e premtuar prej 2.65 miliardë dollarësh, e cila në vitin 2023 do të investohet në restaurimin e infrastrukturës së shkatërruar dhe blerjen e pajisjeve ushtarake./FolDrejt/