Lideri ukrainas thekson se ukrainasit janë një popull i lirë që ka luftuar shumë herë në histori për mbrojtjen e vendit të tyre dhe ka pasur “mënyrën e vet”.
Ukraina do të fitojë luftën me Rusinë dhe nuk do të heqë asnjë territor, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu drejtuar festimit të Ditës së Fitores mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
“Në Ditën e Fitores mbi Nazizmin, ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë”, tha Zelenski në një fjalim me shkrim, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.