Ukraina do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku temë do të jenë sulmet e fundit ruse ndaj objekteve të prodhimit të energjisë elektrike, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky.
“Vrasja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina do të vazhdojë të kërkojë një përgjigje vendimtare nga bota ndaj këtyre krimeve,” shkroi Zelensky në Twitter, transmeton Fol Drejt.