“Radhët dhe rritja e çmimeve të karburanteve në pikat e karburantit janë të dukshme në shumë rajone të vendit tonë”, tha Zelensky në fjalimin e mbrëmshëm me video.
Ukraina së shpejti do të përballet me mungesën e karburantit, edhe pse forcat ruse dëmtuan depo të shumta të naftës, njoftoi sot presidenti Volodymyr Zelensky.
Këtë javë, Rusia kreu sulme në fabrikat e prodhuesit kryesor të karburantit ukrainas, rafinerinë e naftës në Kremenchuk, si dhe në disa depo të tjera të mëdha, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.