Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se Kievi po synon të rimarrë Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, pasi ai u bëri thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t’i japin atij më shumë armatime, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Objektivi ynë është të çlirojmë të gjitha territoret tona,” i tha ai një auditori në Davos.
“Krimea është toka jonë, territori ynë, deti dhe malet tona. Na jepni armët tuaja dhe ne do ta kthejmë vendin tonë”./FolDrejt/