Ukraina duhet “të jetë gati” në kufirin me Bjellorusinë edhe pse sheh vetëm “deklarata të fuqishme” që vijnë nga fqinji i saj, tha presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky në Telegram, njofton Al Jazeera.
Ai foli pas vizitës në rajonin e Lviv, ku diskutoi mbrojtjen e kufirit dhe situatën e sigurisë në Ukrainën veriperëndimore.
“Ne diskutuam mbrojtjen e kufirit shtetëror, situatën operacionale në kufirin me Republikën e Bjellorusisë dhe masat kundër-subversive në këto territore,” tha ai.
“Ne e kuptojmë se përveç deklaratave të fuqishme, nuk shohim asgjë të fuqishme atje, por megjithatë duhet të jemi të gatshëm si në kufi ashtu edhe në rajone”.
Kievi ka bërë paralajmërime të shumta se Rusia mund të përpiqet të përdorë Bjellorusinë për të nisur një pushtim të ri tokësor të Ukrainës nga veriu.
Zyra e Zelenskyy publikoi pamjet e tij në takimin koordinues dhe tha se presidenti mori pjesë gjithashtu në një ceremoni që nderonte kujtimin e ushtarëve ukrainas të vrarë në betejë pas pushtimit të Rusisë shkurtin e kaluar./FolDrejt/