Në Berlin, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se kundërofensiva e Ukrainës nuk do të sulmojë territorin rus, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ai u tha gazetarëve në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz se Ukraina synon të çlirojë zonat brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Kyiv dhe mbështetësit e tij perëndimorë mund ta bëjnë humbjen e Rusisë “të pakthyeshme” që në fillim të këtij viti, tha Zelenskyy.
Scholz i tha presidentit se Gjermania do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”./FolDrejt/