Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të intensifikojë përpjekjet për të rimarrë tokën e pushtuar nga Rusia në jug të vendit, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Gjatë një vizite në qytetin port të Odessas, ai tha në një video-mesazh: “Së bashku do të fitojmë. Brigjet e Ukrainës nuk do t’i tolerojnë kurrë këta pushtues.
Ai shtoi: “Armiku definitivisht nuk do të diktojë kushtet në Detin e Zi. Pushtuesit do të shqetësohen për afrimin e Krimesë tonë ukrainase dhe bregdetit tonë në Detin Azov”.
Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si ukrainas, ndërsa qytetet në Detin Azov janë pushtuar nga trupat ruse gjatë luftës 16-mujore. /FolDrejt/