Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se trupat ukrainase po ripushtojnë zonat përreth Kievit dhe Chernihiv-it, si dhe se Rusia synon të pushtojë Donbasin në jug të Ukrainës.
Në një fjalim me video drejtuar kombit të shtunën mbrëma, Zelenski tha se Kievi e di se Rusia ka forcën për të ushtruar edhe më shumë presion në lindje dhe jug të Ukrainës, shkruan AP, transmeton FolDrejt.
“Cili është qëllimi i trupave ruse? Ata duan të pushtojnë Donbasin dhe jugun e Ukrainës. Cili është qëllimi ynë? Të mbrojmë veten, lirinë, vendin tonë dhe popullin tonë”, tha Zelenski./FolDrejt/