Ushtria e Ukrainës po u shkakton humbje “jashtëzakonisht të rëndësishme” forcave ruse pranë qytetit Vuhledar në rajonin lindor të Donbasit, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Situata është shumë e ndërlikuar… Ne po shkatërrojmë pushtuesit dhe po i shkaktojmë humbje jashtëzakonisht të rëndësishme Rusisë,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.
Ai iu referua disa qyteteve në Donbas, ku luftimet janë përqendruar prej muajsh, duke thënë se “sa më shumë humbje të pësojë Rusia atje në Donbas – në Bakhmut, Vuhledar, Marinka, Kreminna – aq më shpejt do të jemi në gjendje t’i japim fund kësaj lufte me fitoren e Ukrainës”./FolDrejt/