Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se në Ukrainë po zhvillohet një koncept thelbësisht i ri i sigurisë.
“Një takim tjetër sigurie, që mbajta sot, ka të bëjë me zhvillimin e një koncepti të ri themelor të sigurisë për Ukrainën. Ne do të japim përgjigje gjithëpërfshirëse për të gjitha çështjet e sigurisë së vendit. Në nivel legjislativ, në nivel të vendimeve të qeverisë dhe konkretisht në praktikë”, tha Zelensky në një video-mesazh të publikuar në kanalin e tij Telegram./FolDrejt/