Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Ukraina ka nevojë për 7 miliardë dollarë në muaj për të funksionuar në mes të “humbjeve ekonomike” shkatërruese të shkaktuara nga Rusia.
Kjo është një rritje nga vlerësimi i mëparshëm i Kievit prej 5 miliardë dollarësh në nevojat mujore, dhe Zelensky u tha udhëheqësve të FMN-së dhe Bankës Botërore përmes lidhjes videoje, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Ushtria ruse synon të shkatërrojë të gjitha objektet në Ukrainë që mund të shërbejnë si bazë ekonomike për jeta. Kjo përfshin stacionet hekurudhore, magazinat ushqimore, naftën, rafineritë”, tha ai.