Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi sot dekretin për vendosjen e sanksioneve për 690 individë dhe organizata të tjera nga Rusia.
Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Presidentit të Ukrainës, janë vendosur sanksione ndaj një numri sportistësh rusë, si dhe shfletuesve rusë të internetit, si “Rambler” dhe “Yandex”, raporton Kiev Independent.
Më 1 prill, Zelensky vendosi sanksione ndaj 650 individëve dhe organizatave për punë në favor të agresionit rus, si dhe atyre që lidhen me industrinë ushtarake ruse, transmeton Fol Drejt.