Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u dha çmime ushtarëve gjatë një vizite në rajonin e Donetskut, u njoftua sot në rrjetet sociale.
Zyra e presidentit të Ukrainës nuk tha se kur Zelensky vizitoi trupat ukrainase, por u konfirmua se ai u takua me ushtarë që luftuan kundër trupave ruse në sektorin Bakhmut, raporton Reuters.
E para nga dy videot e postuara nga Zelensky dhe zyra e tij tregoi presidentin duke shpërndarë çmime në ambiente të mbyllura në një vend të pazbuluar dhe duke shqyrtuar hartat me Alexander Sirsky, komandantin e forcave tokësore të Ukrainës, përcjell Fol Drejt.