Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë, e cila në mars lëshoi një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin me dyshimin se ishte përgjegjës për dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.
Zelensky u mirëprit nga kryetari i gjykatës Piotr Hofmanski, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai u takua me deputetë holandezë dhe më pas do të ketë takime me kryeministrin holandez Mark Rutte dhe kryeministrin belg Alexandre de Croo./FolDrejt/