Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky vizitoi të hënën pozicionet e para të trupave ukrainase në drejtim të Berdyansk.
“Pozicionet frontale të trupave ukrainase në drejtim të Berdyansk. Është shumë e rëndësishme të jesh këtu sot. Jam veçanërisht i lumtur që mund të mirëpres batalionin e 3-të të Brigadës Presidenciale të Veçantë të Hetman Bogdan Khmelnytsky të Ushtrisë Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, ka shkruar Zelensky në kanalin Telegram, transmeton Ukrinform.
Ai falënderoi anëtarët e ushtrisë për mbrojtjen e Ukrainës, luftën për pavarësinë dhe lirinë e saj dhe “lirinë për secilin prej nesh”, siç tha ai, përcjell Fol Drejt.