Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot rajonin Volyn të Ukrainës, i cili kufizohet me Bjellorusinë dhe Poloninë, ku vlerësoi punën e rojeve kufitare.
Në një video të postuar në platformën Telegram, në të cilën ai shihet duke u takuar dhe duke biseduar me rojet kufitare, ai tha se është i nderuar që mund të falënderojë rojet kufitare që ruajnë vendin drejtpërdrejt.
“Ka shumë çështje të rëndësishme, pajisja dhe mbrojtja e kufirit shtetëror, situata socio-ekonomike dhe aktuale e sigurisë në rajon, rregullimi dhe vendosja e infrastrukturës kufitare”, tha Zelensky në një bisedë me zyrtarët kufitarë, transmeton Fol Drejt.