Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se sulmet e ushtrisë ruse kundër vendit të tij mund të ndalen vetëm me armë të mjaftueshme.
Zelenskyy iu drejtua popullit me një video-mesazh në orët e natës dhe reagoi ndaj sulmeve me raketa dhe dronë të kryer nga ushtria ruse më 26 janar, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Kjo e keqe, ky agresivitet mund të ndalet dhe duhet të ndalet vetëm me armë të mjaftueshme”, theksoi Zelenskyy.
Duke vënë në dukje se vazhdon të rritet numri i vendeve që do t’i japin Ukrainës tanke dhe se në këtë drejtim ka marrë vendim edhe Kanadaja, Zelenskyy tha se “Tashmë në koalicionin tonë të tankeve ndodhen 12 vende”.
Ai shpjegoi se kundër sulmeve me raketa dhe dronë të ndërmarra nga forcat ruse kanë luftuar në mënyrë efektive falë sistemeve të mbrojtjes ajrore që kanë dhënë aleatët ndaj vendit të tij dhe se kanë nevojë për më shumë armë.
Më tej Zelenskyy tha se për shkak të sulmeve ruse në shumë rajone të Ukrainës ka probleme në furnizimin me energji elektrike./FolDrejt/