Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nxitur vendet perëndimore të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë një embargo ndaj naftës.
Në një videomesazh gjatë natës, ai kritikoi ashpër natyrën “pasive” të disa sanksioneve, duke thënë se bota nuk mund të presë që Rusia të përgjigjet.
Zelensky ndër të tjera u shpreh se nëse fuqitë botërore do të kishin marrë më herët masa të ashpra, pushtimi i Rusisë do të parandalohej.
“Një luftë në shkallë të plotë ka filluar. Tani duhen vendosur sanksione më të ashpra si një embargo ndaj furnizimeve ruse të naftës në Evropë, kjo nëse Rusia përdor armë kimike. Thjesht nuk ka fjalë. Ne, njerëzit që jemi gjallë, duhet të presim” – tha Zelensky.
Kreu i Shtetit ukrainas tha se ai planifikon t’u drejtohet parlamenteve të disa vendeve këtë javë për t’i kërkuar atyre që të ofrojnë më shumë armë.
“Ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin e mjaftueshëm për të dorëzuar armët e nevojshme. Frika të bën gjithmonë bashkëpunëtor” tha ai./FolDrejt/