Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka biseduar me Papa Françeskun në lidhje me situatën në Ukrainë, shkruan The Guardian.
Zelensky tha se i ka treguar Papës për situatën e vështirë humanitare dhe bllokimin e korridoreve për evakuimin e civilëve.
“Ne vlerësojmë rolin ndërmjetësues të Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund vuajtjeve njerëzore. Faleminderit për lutjet për Ukrainën dhe paqen,” tha Zelensky./FolDrejt/