Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë sot Britaninë e Madhe, që është udhëtimi i tij i parë në këtë vend që nga fillimi i luftës pothuajse një vit më parë.
Qeveria britanike njoftoi se Zelenskyy do të takohet me kryeministrin Rishi Sunak dhe do t’i drejtohet parlamentit britanik, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Britania e Madhe deri më tani ka dërguar më shumë se dy miliardë funte (2.5 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake në Ukrainë.
Zelensky do të vizitojë Londrën pasi Sunak njoftoi se Britania e Madhe do të trajnojë pilotët ukrainas sipas standardeve të NATO-s. Ukraina u bëri thirrje aleatëve që të dërgojnë avionë, edhe pse Britania e Madhe tha se nuk ishte praktike të jepeshin avionët britanikë.
Kjo do të jetë vizita e dytë e Zelensky jashtë vendit që kur Rusia filloi luftën në Ukrainë më 24 shkurt. Udhëheqësi ukrainas vizitoi Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit të kaluar./FolDrejt/