Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij.
Sipas Zelenskyt kjo po ndodh pasi breshëritë e vazhdueshme të artilerisë dhe bombardimet ajrore po i kthejnë qytetet në gërmadha, duke vrarë civilë dhe duke i çuar të tjerët në strehimore.
“Ju po bëni gjithçka që vetë njerëzit tanë të largohen nga gjuha ruse, sepse gjuha ruse tani do të lidhet vetëm me ju, me shpërthimet dhe vrasjet tuaja, me krimet tuaja”, tha Zelensky në një fjalim me video të shtunën vonë./FolDrejt/