Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se është e pamundur të hysh me mjete ushtarake në qytetin e Mariupolit, i cili ishte i rrethuar nga ushtria ruse.
Agjencia kombëtare ukrainase e lajmeve Ukrinform publikoi deklaratën e Zelenskyy-t pas një takimi me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Është e pamundur të hysh në Mariupol me mjete ushtarake. Është e pamundur sot”, tha Zelenskyy.
Ai tha se Ukraina nuk ka armë të rënda që do t’i mundësonin hyrjen në Mariupol me mjete ushtarake.
“Trudeau na informoi për armët që i duhen vendit tonë për të ecur më shpejt drejt fitores. Mbështetja e Kanadasë për çminimin e zonave të çliruara është jashtëzakonisht e rëndësishme për Ukrainën. Ne ramë dakord të punojmë së bashku mbi zgjidhjet për rindërtimin e pasluftës”, tha Zelenskyy./FolDrejt/