“Ne kemi nevojë për siguri nga kancelari Scholz se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin, nuk mund të ketë kompromis midis Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë,” tha udhëheqësi ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të tregojë mbështetje të qartë për Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, Zelenski tha se Gjermania nuk duhet të përpiqet të balancojë interesat e saj midis Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë./FolDrejt/