Presidenti ukrainas tha se Moska duhet të tërheqë trupat e saj në vendin ku ishin para fillimit të sulmit dhe se ky mund të jetë hapi i parë drejt bisedimeve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se është i gatshëm të bisedojë drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, dhe jo me ndihmën e një ndërmjetësi, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ai shtoi se “nëse presidenti rus e kupton realitetin, ekziston mundësia për të arritur një zgjidhje diplomatike të konfliktit”./FolDrejt/