Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mirëpritur paketën e gjashtë të sanksioneve ruse të vendosura nga Bashkimi Evropian, megjithatë Zelenskyy ka kritikuar BE-në për vonesën e sanksioneve.
Sot liderët evropianë kanë arritur një marrëveshje të re për ndalimin e importeve të naftës nga Rusia.
BE synon të shkurtojnë në mënyrë efektive rreth 90% të importeve të naftës nga Rusia në BE deri në fund të vitit 2022.
Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së që nga pushtimi i Ukrainës do të ndërpresë gjithashtu bankën më të madhe ruse, Sberbank, nga SWIFT, sistemi global i transfertave financiare./abc/