Përmes një postimi në Twitter, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur sot se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për situatën e krijuar në Ukrainë.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, ka shkruar presidenti ukrainas.
Ky është postimi i tij i plotë në llogarinë e tij në Twitter: