Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk kishte forca ukrainase në stacionin hekurudhor në Kramatorsk, i cili u godit nga raketa sot.
Duke iu drejtuar parlamentit finlandez, ai tha se më shumë se 30 civilë u vranë në sulm dhe shtoi se forcat ruse goditën stacionin, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
“Forcat ruse kishin në shënjestër një stacion të zakonshëm hekurudhor, njerëz të zakonshëm, nuk kishte ushtarë atje”, tha Zelenskyy.