Rusia njoftoi më herët sot se po pezullon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit pas sulmit të sotëm në Sevastopol ndaj anijeve luftarake të Flotës së Detit të Zi dhe anijeve tregtare të angazhuara për të siguruar korridorin e grurit.
Pezullimi i marrëveshjes së eksportit të grurit nga Rusia kërkon një përgjigje të fortë ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara dhe G20, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Në një adresë video, ai akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë uri artificiale në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore./FolDrejt/