Volodymyr Zelensky u ka thënë ukrainasve se ata e kanë “përballuar goditjen” e pushtimit rus, ndërsa ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të luftojnë.
Në një fjalim plot pasion të mbajtur nga Kievi të shtunën mbrëma, Zelensky i tha vendit se ka ardhur koha që ata të nisin një luftë kundër, transmeton Fol Drejt.
“Duhet të dilni dhe ta dëboni këtë të keqe nga qytetet tona”, tha ai.
Thirrja e tubimit erdhi së bashku me një lutje drejtuar Presidentit të SHBA Joe Biden për të siguruar më shumë avionë luftarakë për Ukrainën, shkruan BBC.
Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 11-të, me disa ekspertë që sugjerojnë se pushtimi mund të ketë ngecur në disa vende – pavarësisht këmbënguljes së presidentit Vladimir Putin të shtunën se operacioni “po shkon sipas planit”.
Ndërsa luftimet kanë vazhduar në shumë pjesë të vendit, forcat e Moskës kanë kapur vetëm një qytet të madh ukrainas, Kherson – edhe pse ka bërë përparime të tjera kyçe, siç është kapja e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të premten./FolDrejt/