Presidenti i Ukrainës falënderoi veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor “për mirëkuptimin e tyre dhe për mbështetjen e statusit kandidat për Ukrainën”.
Statusi i një kandidati për anëtar të Bashkimit Evropian për Ukrainën duhet të miratohet në samitin e qershorit, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video lidhje me liderët e atij blloku që po diskutojnë krizën ukrainase në samitin në Bruksel sot, transmeton Fol Drejt.
“Në nivelin strategjik, statusi i një kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ukrainën duhet të miratohet që në qershor”, tha Zelenskyy./FolDrejt/