Komisioni Evropian propozoi që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, deklaroi më herët sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, dhe shtoi se kjo do të thotë se Ukraina po zbaton reforma.
Vendimi i Komisionit Evropian për të rekomanduar që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për në Bashkimin Evropian do të ndihmojë Kievin të fitojë pushtimin rus, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Fol Drejt.
“Ky është hapi i parë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, për shkak të të cilit fitorja jonë do të jetë më afër. Unë i jam mirënjohës Von der Layen dhe secilit anëtar (BE) për vendimin historik,” shkroi Zelenskyy në Twitter./FolDrejt/