Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi këtë të dielë ushtarët e plagosur në një spital lokal në Kiev.
Qëllimi i vizitës ishte për të ngritur moralin e forcave ushtarake dhe për të shpërndarë medaljet e trimërisë në radhët e të plagosurve.
‘Djema, shërohuni shpejt. Besoj se dhurata më e mirë për guximin tuaj do të jetë fitorja jonë e përbashkët!’ shkroi Zelensky në Twitter.
Ai u dha 106 ushtarakëve të forcave të armatosura në Ukrainë titullin “heronjtë e Ukrainës”, 17 prej të cilëve u dhanë pas vdekjes.
Midis tyre ishte togeri i lartë Hutsul Volodymyr Olesksandrovych, ai mori titullin e lartë për veprimet e tij në rajonin Kherson duke shkatërruar 25 njësi të pajisjeve të armikut./FolDrejt/