Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Zemaj, që në qeverisjen e ish-kryeministrit Hoti kishte udhëhequr këtë ministri, është shprehur se me mosndryshimin e ministrit të Shëndetësisë, dështimi dhe degradimi do të vazhdojnë.
“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon.
Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”, ka shkruar Zemaj në facebook./FolDrejt/