Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ministria që e drejton bashkë me IKSHP-në, ka ndërmarrë masat që personave të moshuar t’u ofrohet ndihma mjekësore, sidomos për ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv.
Zemaj ka qëndruar në “Shtëpinë e Pleqve” në Prishtinë.
Sipas tij, edhe sot, janë kryer testime për virusin, sikur që janë bërë testime më herët, si dhe e kemi pajisur “Shtëpinë e Pleqve” me dezinfektues dhe pajisje tjera mbrojtëse.
Postimi i plotë:
Në “Shtëpinë e Pleqve” në Prishtinë, bashkëbisedova me banorët e këtij institucioni dhe u njoha se si është të jetosh aty.
Tashmë, kur ka të infektuar edhe në mesin e tyre, MSh bashkë me IKSHP-në, ka ndërmarrë masat që personave të moshuar t’u ofrohet ndihma mjekësore, sidomos për ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv.
Bëra thirrje që të jenë të kujdesshëm, të rrinë brenda, t’u shmangen kontakteve, sepse për shkak të moshës janë më të rrezikuarit nga armiku i padukshëm, nga virusi Covid-19.
Menaxhmentin dhe të moshuarit i sigurova për përkujdesjen, mbështetjen dhe vëmendjen time të vazhdueshme.
Edhe sot, janë kryer testime për virusin, sikur që janë bërë testime më herët, si dhe e kemi pajisur “Shtëpinë e Pleqve” me dezinfektues dhe pajisje tjera mbrojtëse.
Shpreha mirënjohjen e sinqertë për këtë brez që tërë jetën ka sakrifikuar në mënyra të ndryshme për vendin, që ne të arrijmë këtu ku jemi sot.