Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, ka bërë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që të respektojnë me përpikmëri masat anti Covid.
Ai tha që masat anti Covid të zbatohen pa përjashtim! Të mos organizohen tubime dhe udhëtime pasi që ato janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit.
Postimi i plotë:
“Nxënës, prindër e mësimdhënës të nderuar,
Të zbatohen masat anti Covid pa përjashtim!
Në çdo kohë dhe në çdo vend, nga gjithsecili.
Tubimet dhe udhëtimet organizuara në grupe, janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit.
Nuk mund të imagjinohet që rinia jonë, fëmijët tanë, të bëhet shpërndarës i mundshëm i virusit vdekjeprurës në kohën kur kërkohet kujdes maksimal i luftimit dhe kufizimit të hapësirës së infeksionit.
Arsimtarë e nxënës të dashur, shëtitjet dhe festat do t’i kemi më të gëzueshme kur ta largojmë virusin.
Bashkë ia dalim!”