Në media e rrjete sociale është bërë virale një fotografi në të cilën shihet gatishmëria e një mjeku nga Kosova që të ofrojë shërbime falas për këdo që nuk ka mundësi të paguajë.
Fjala është për mjekun Armend Rexhepi dhe zemërgjerësinë që ai ka shprehur përmes një shënimi të shkurtër, por human.
“Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni!” – ka shkruar mjeku Rexhepi, duke bashkëngjitur edhe numrin e telefonit./FolDrejt/