Kina njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila vizitoi Tajvanin, të cilin Pekini e konsideron si territorin e saj “të shkëputur”.
Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se Pelosi këmbënguli për të vizituar Tajvanin pavarësisht shqetësimeve dhe kundërshtimeve të Kinës dhe se kjo sjellje ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe cenon sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se vizita ishte shkelje e parimit “Një Kinë” dhe minon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.
“Në përgjigje të provokimit keqdashës të Pelosit, Kina ka vendosur ta sanksionojë atë dhe anëtarët e familjes së saj sipas ligjit”, thuhet në deklaratë.
Deklarata nuk dha informacione për përmbajtjen e sanksioneve.