Në qendrën e gjuhëve të huaja në Gjermani, DaZ-Zentrum, punohet me grupe nga shumë etni të ndryshme. Në mësimin e fundit aty është parashtruar pyetje se “çfarë dhe ku është atdheu?”
Një shqiptar nga Maqedonia, Arben Sinani (17), i cili prej pesë muajsh jeton në Gjermani dhe ka mësuar mirë gjuhën gjermane, në këtë pyetje përgjigjet: “Atdheu është atje, ku unë mund të flas gjuhën e nënës,” tha 17 vjeçari që tani jeton në Norderstedt, shkruan abendblatt.de, përcjell foldrejt.com. “Zemra ime është në Maqedoni, aty ku janë të afërmit e mi.”
Pas mbarimit të kursit ai shpreson që të studiojë ndërtimtari./Foldrejt.com