Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka thënë se kjo kategori mbetet plagë e hapur e shoqërisë.
Haradinaj shkruan në facebook se bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre, përcjell Klankosova.tv.
”Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre, si sot, kur bota kujton personat e zhdukur, ashtu edhe çdo ditë e gjithmonë, derisa të vendoset drejtësia.
Ata mbesin plagë e hapur e shoqërisë sonë, i rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve.
Kosova nuk harron!”.