Deputeti shqiptar i LSDM, Muhamed Zeqiri, i kontaktuar nga portali foldrejt.com, ka sqaruar se partia e tij akoma është në bisedime për të kandiduar ose jo për Dibrën, megjithatë janë “rrugës për të nxjerë kandidatin e tyre”.
“Jemi rrugës për të nxjerë kandidatin tonë, por asgjë nuk është definitive,” tha Zeqiri për foldrejt.com.
I pyetur nëse kandidati i LSDM për Dibrën do jetë shqiptar ose i nacionaliteteve tjera, Muhamed Zeqiri shtoi: “Kandidati do jetë gjithsesi shqiptar”.
Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, LSDM doli parti fituese në tre komuna shqiptare: Haraçinë, Çair dhe Dibër./Foldrejt.com