Nënkryetari i Alternativas Zeqirija Ibrahimi i ka dërguar selam BDI-së se pa Naser Ziberin kryeministër, BDI nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar shqiptarët.
“Ëndrrat janë të lejuara, ama të ëndërrosh në pikë të drekës derisa ta mashtrosh edhe vetveten, kjo është më për keqardhje.
S’di pse kaq kaq frikë nga mbetja në opozitë.
A është fjala për frikë nga e kaluara apo kjo ka të bëjë me frikë për të ardhmen e bizneseve?!
Ka thënë i moçmi: “Veç prej tutës nuk ka ilaç”.
Po e përsëris: o bëjeni Naser Ziberin kryeministër o hapeni rrugën. Ju nuk keni legjitimitet për t’i përfaqësuar shqiptarët ndryshe,” ka shkruar mes tjerash Ibrahimi.