Zeqirija Ibrahimi, punonjës në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ka vlerësuar se gjuha shqipe pret akoma për ta institucionalizuar.
Përmes një postimi në Facebook, Ibrahimi, në Ditën Ndërkombëtaeë të Gjuhës Amtare, është shprehur se përveç se shqipja pret akoma të institucionalizohet, është po aq e rëndësishmë të kujtohet se sa pak njihet dhe përdoret drejt gjuha amtare.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përveç ndërmendjes se shqipja jonë pret akoma për ta institucionalizuar, që është një detyrë sa e rëndë, po aq e rëndësishme, sot duhet të kujtohemi edhe se sa pak e njohim dhe dimë ta përdorim drejt gjuhën tonë amtare. Ndonjëherë mjafton edhe ky rrjet social për t’u dëshpëruar për nivelin e përdorimit të gjuhës sonë amtare.
Sidoqoftë, të urojmë që ruajtja e gjuhës sonë amtare shqipe të jetë ndër detyrat tona parësore më cilindo angazhim që e kemi” ka shkruar Ibrahimi në Facebook./FolDrejt/