Në një letër dërguar presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken të premten, kongresmeni Ritchie Torres pohoi se kombi i vogël ballkanik është një aleat i ngushtë dhe besnik i SHBA-së dhe duhet t’i bashkohet aleancës si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.
“Më 27 shkurt, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për një ‘anëtarësim të përshpejtuar në NATO’. Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë së tyre të fillojë negociatat për anëtarësimin në NATO. Nuk mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”.
“Përderisa Rusia vazhdon të sillet në mënyrë irracionale dhe Serbia po forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë është kritike që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s. Me situatën e sigurisë në zhvillim në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tone”, ka shkruar Torres.