Chelsea doli si një nga skuadrat e cila kërkonte transferimin e Cristiano Ronaldos në “Stamford Bridge”, pasi sulmuesi portugez dëshiron largimin nga “Old Trafford” pasi Manchester United nuk luan këtë sezon në Champions League.
Blutë e Londrës në këtë mënyrë, me pronarët e rinj CR7 ishte si një mundësi për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, pasi janë larguar disa yje të ekipit, por trajneri gjerman Thomas Tuchel nuk është i bindur se ai duhet të jetë prioriteti i tyre.
Ronaldo është aktualisht 37-vjeçar dhe paga e tij është tejet e lartë, pasi aktualisht te United ai fiton afro 500 mijë euro.
E kjo pagë do të shkatërronte strukturat te Chelsea, pasi ka lojtarë që nuk paguhen as 400 mijë euro në javë.
Andaj, në garë raportohet se mbeten ekipe si Bayern Munichu dhe Napoli, derisa besohet se agjenti i CR7, Jorge Mendes ka filluar bisedimet me Barcelonën. /abcnews.al/