Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, tha sot se, pas vendimit të Komisionit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të përcjellë kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian, procedura e pranimit në atë organizatë mund të zgjasë deri në dy vjet.
Berge ka theksuar për agjencinë portugeze Lusa se pas vendimit të së hënës duhet të ketë një opinion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një proces që mund të zgjasë deri në dy vjet.
I pyetur nëse ka një vullnet në Këshillin e Evropës për të marrë një anëtar të ri, Berge theksoi se organizata është e hapur për të gjitha vendet evropiane, transmeton Fol Drejt.