Zëvendës shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Kyrillo Tymoshenko, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqjen.
Siç shkroi në aplikacionin Telegram, ai i kërkoi kreut të shtetit Volodymyr Zelensky që ta lironte nga detyra, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Falënderoj Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për besimin dhe mundësinë për të bërë vepra të mira çdo ditë dhe çdo minutë”, shkroi Timoshenko./FolDrejt/